Gjykata Kushtetuese do të nënshkruajë Memorandum për bashkëpunim me Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë

nga D. V.

Shkup, 17 shkurt – Me qëllim të promovimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimit të dialogut të ekspertëve për çështjet kushtetuese dhe ligjore, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev” sot do të nënshkruajnë një Memorandum për bashkëpunim.  

Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, Memorandumi po lidhet me qëllim krijimin dhe promovimin e bashkëpunimit, mundësimin e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, si dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale.

Me këtë dokument, të dy institucionet konfirmojnë angazhimin e tyre për thellimin e arsimit profesional dhe promovimin e të kuptuarit të kuadrit kushtetues, mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe zhvillimin e standardeve moderne institucionale.

Nga Gjykata Kushtetuese theksojnë se bashkëpunimi do të kontribuojë në bashkëpunimin e vazhdueshëm profesional dhe në avancimin e çështjeve kushtetuese dhe ligjore institucionale që janë me rëndësi për rendin juridik dhe zhvillimin demokratik të vendit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More