Gjykata liron të miturin e arrestuar për protestën, cakton “detyrim paraqitje”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 tetor, Zhurnal.mk – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka urdhëruar lirimin e një të mituri të arrestuar gjatë protestave, i dyshuar për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik dhe shkatërrim të pronës.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë për vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e një mase sigurimi personal ndaj të miturit me inicialet A. B. Gjykata vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e kryer më 20 tetor, në orën 23:30, por vendosi që masa e sigurisë të jetë detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës.

Sipas vendimit, i mituri duhet të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji, në orën 10:00. Gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

Seanca gjyqësore u zhvillua në praninë e prindërve dhe psikologëve, në përputhje me garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave të të miturve. Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda pesë ditëve nga e nesërmja e njoftimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër