Haxhiu për fitoren e Kosovës: Nisje e fuqishme e djemve tanë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të grupit.

Haxhiu e ka vlerësuar paraqitjen e përfaqësueses së Kosovës, duke theksuar lojën e bukur dhe rëndësinë e fitores.

“Një Kosovë që me një lojë të bukur siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të grupit. Nisje e fuqishme e djemve tanë. Forca përpara! 🇽🇰”, ka shkruar Haxhiu.

artikuj të ndërlidhura