Komunat e Kosovës sot protestojnë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protesta në qytetet e Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protestat, të thirrura nën moton “Jo në emrin tim”, do të mbahen sot. Sipas njoftimit të “Liria ka Emër”, tubimet në qytetet ku veprojnë degët e OVL UÇK-së do të zhvillohen në orare të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.

Sipas orarit të publikuar, protestat do të mbahen:

-Podujevë – ora 17:00, Sheshi “Zahir Pajaziti”;

-Prizren – ora 19:00, Shadërvan;

-Istog – ora 17:00, Parku i Qytetit;

-Rahovec – ora 17:00, Sheshi i Qytetit;

-Kaçanik – ora 17:30, Sheshi i Qytetit;

-Drenas – ora 17:30, Sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”;

-Deçan – ora 17:00, Qendra e Qytetit;

-Gjilan – ora 17:00, Para Teatrit të Qytetit;

-Prishtinë – ora 21:00, Sheshi “Skënderbeu”.

OVL-UÇK ka deklaruar se protestat synojnë të shprehin mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së dhe vlerat e luftës çlirimtare. Organizata ka bërë thirrje që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër