Hita takon Sutherland, bashkëpunimi me Britaninë e Madhe solli ulje të emigracionit të paligjshëm

Nga D. V.
186 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 prill, Zhurnal.mk –Policia e Shtetit dhe partnerët britanikë konfirmuan sot forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik, duke e kthyer taskforcën kundër migracionit të paligjshëm, në një model të suksesshëm ndërinstitucional, me rezultate konkrete dhe të matshme.

Gjatë takimit ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe zëvendësambasadores së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Julia Sutherland, u theksua se bashkëpunimi i deritanishëm ka sjellë ulje drastike të rasteve të emigracionit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si dhe goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar.

Hita vlerësoi partneritetin e ngushtë dhe pa barriera me agjencitë ligjzbatuese britanike.

“Ky është një partneritet i konsoliduar, me rezultate konkrete. Policia e Shtetit mbetet një partner i besueshëm dhe aktiv në garantimin e sigurisë, brenda dhe jashtë vendit”, tha ai.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve po avancon edhe në fusha të tjera, si Policia Shkencore, teknologjia e informacionit dhe kontrolli në kufij, duke goditur tentativa për trafik armësh, pastrim parash dhe futje të paligjshme të kapitaleve.

Nga ana e saj, zëvendësambasadorja Sutherland theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vijojë të zgjerohet, duke e konsideruar atë një shembull konkret të shkëmbimit të ekspertizës dhe besimit të ndërsjellë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër