Hoti: Reagimi qytetar i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në

Nga D. V.
816 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar përsëri rreth çështjes së projektit të gazit amerikan, duke thënë se kjo e fundit është çështje shumë më e madhe dhe më serioze sesa që po paraqitet sot.

Përmes, një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, Hoti ka shkruar se në një kohë kur Qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion.

“Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë dhe miq,

Çështja e projektit të gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet sot. Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture apo energjie është një provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin tonë me aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion. Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në dhe vlerave euroatlantike.

Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër