Hoxha bisedon me Totschnig për mundësitë bashkëpunimi në ambient dhe investime

Nga D. V.
81 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vienë, 22 Prill, Zhurnal.mk – Ministri i vendit për ambientin, Muhamet Hoxha, tha se ka biseduar në Vjenë me homologun e tij austriak për mundësitë e bashkëpunimit dy palësh në ambient dhe investime kapitale.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, u takova me ministrin austriak të Mjedisit, Norbert Totschnig.

“Tema e bisedës sonë ishin hapat konkretë që po ndërmarrim në procesin e transformimit të gjelbër të mjedisit. U dakorduam se ekziston potencial i konsiderueshëm për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e investimeve kapitale,” ka shkruar Hoxha përmes Facebook.

“Përvojat austriake në mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e ujërave dhe mbetjeve janë një model që mund ta zbatojmë drejtpërdrejt,” shtoi ai, duke shpresuar në forcim të bashkëpunimit me Austrinë në arritjen e standardeve “evropiane në mbrojtjen e mjedisit” në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër