Hoxha – Varank: Forcim i bashkëpunimit me Turqinë në prag të COP31

Nga Xh M
1,051 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 qershor Zhurnal.mk – Në kuadër të MEF 2026, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim bilateral me Fatma Varank, drejtoreshë ekzekutive e COP31 dhe zëvendësministre e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Republikës së Turqisë.

Në takim u shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale klimatike, tranzicionin energjetik dhe përgatitjet në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike – COP31, e cila do të mbahet në Antalya.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe rajonal në përballimin e ndryshimeve klimatike, si dhe nevojën për përshpejtimin e zbatimit të politikave klimatike përmes investimeve, shkëmbimit të njohurive dhe iniciativave të përbashkëta.

Ministri Hoxha përshëndeti angazhimin e presidencës turke të COP31 dhe theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të kontribuar aktivisht në proceset që synojnë rezultate konkrete për rajonin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër