Izet Mexhiti pret ambasadorin austriak Martin Pammer, theksohet partneriteti në rrugën evropiane

Nga R.ZH
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pammer, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, përcjell Zhurnal.mk.

Përmes një njoftimi, Mexhiti bëri të ditur se takimi u zhvillua në frymën e partneritetit dhe shkëmbimit të mendimeve për çështje me interes të përbashkët.

“Sot mirëprita në zyrë Ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, z. Martin Pammer. Shkëmbim i vlefshëm mendimesh për zhvillimet aktuale dhe mundësitë për ta thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët. Austria mbetet një partner i çmuar dhe një aleat i rëndësishëm në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar Mexhiti, përcjell Zhurnal.mk.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në proceset integruese dhe në projekte që janë në interes të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër