Izet Mexhiti: VLEN-i është forca kryesore e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Nga Xh M
1,001 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 maj Zhurnal.mk – Kryetari i VLEN, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij gjatë Kongresit të VLEN deklaroi se ky koalicion është shndërruar në forcën kryesore politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se VLEN-i sot përfaqëson një subjekt të konsoliduar politik, i cili është pozicionuar si faktor kyç në skenën politike shqiptare në vend.

“Sot VLEN-i është bërë forca e parë kryesore e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ky është momenti kur bashkimi merr një peshë të re, sepse bashkimi i vërtetë nuk matet kur fillon, por kur konsolidohet dhe merr drejtim të ri”, u shpreh Mexhiti.

Fjalimi i tij u prit si një mesazh për forcimin e mëtejshëm të unitetit brenda koalicionit dhe konsolidimin e rolit të tij në përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër