Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të komunës së Debërcës

Nga Xh M
1,496 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Debërcë, 26 qershor Zhurnal.mk – Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Debërcës, Z.N. (60), nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Punë e pandërgjegjshme në detyrë”, duke i shkaktuar dëm financiar buxhetit të komunës.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Debërcës, gjatë periudhës 2017–2025, nuk ka ushtruar mbikëqyrjen e detyrueshme dhe nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për shfrytëzimin e ligjshëm të një objekti afarist në pronësi të komunës, i vendosur në një parcelë kadastrale në fshatin Volinë.

Autoritetet thonë se, pa nënshkruar kontrata përkatëse, ai u ka mundësuar disa personave juridikë të ushtrojnë veprimtari tregtare në këtë objekt pa paguar kompensimin që duhej të derdhej në buxhetin komunal.

Si pasojë e këtij veprimi, sipas policisë, Komuna e Debërcës ka pësuar dëme financiare, ndërsa ndaj ish-kryetarit është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimeve për keqmenaxhim të detyrës zyrtare.

Rasti do të procedohet më tej nga organet kompetente, të cilat do të hetojnë përgjegjësinë e ish-zyrtarit komunal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër