“Nuk jemi kundër gazit amerikan”! Qeveria Kurti u përgjigjet kritikave

Nga Xh M
1,763 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 qershor ZHhurnal.mk – Mes trysnive dhe kritikave për çështjen e gazit amerikan, qeveria Kurti ka reaguar zyrtarisht për temën më të nxehtë të momentit.

Duke mohuar pretendimet se qeveria ka refuzuar projektin për gazin e lëngëzuar amerikan, LNG, ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli ka sqaruar se kane gjetur zgjidhjen me të lirë për qytetarët, siç janë burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe dielli. Sipas saj, Kosova nuk e ka as përvojën dhe as infrastrukturën për t’u furnizuar me LNG, prandaj çështja e diskutimit të gazit amerikan “është përtej politikave ditore”.

Qeveria në detyrë është përballur me thirrje të vazhdueshme, nga Ambasada amerikane në Prishtinë e deri tek odat ekonomike në vend dhe opozita, për të hyrë në projektet e gazit amerikan.

Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës paralajmëruan ditë më parë se refuzimi i projekteve rajonale të LNG-së rrezikon të kenë ndikim negativ në partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Disa shtete të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane dhe SHBA-në për të zgjeruar rrjetin e gazit, mes të cilave Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër