Kamera në veturat e postës, për siguri nëse dërgesat dorëzohen në kohë dhe pa pengesa

Nga Xh M
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 qershor Zhurnal.mk – Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Postat e Maqedonisë”, ka vendosur të instalojë kamera në automjetet e reja për të monitoruar shpërndarjen e pakove. Qëllimi është të kapërcehen problemet që kanë lindur gjatë dorëzimit, por nuk u specifikua se për çfarë anomalish bëhet fjalë.

“Si risi, do të instalojmë kamera në zonën e ngarkesës së automjeteve. Kjo do ta monitorojë pakon që nga momenti i marrjes në postë, transportit, deri në dorëzimin te përdoruesi i shërbimit. Kjo do të eliminojë disa anomali që kanë ndodhur gjatë dorëzimit”, tha Nikolço Ugrinov, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i “Postave të Maqedonisë”, gjatë dorëzimit të tre automjeteve në Veles.

Automjetet e reja “Fiat Dablo”, model i vitit 2026, janë të pajisura me pajisjet më moderne, me kondicioner, navigim, sensorë, kamera të pasme, me një kapacitet ngarkese prej 750 kg. Posta e Velesit mbulon tre komuna, Veles, Çashkë dhe Gradsko, me një total prej 70,000 banorësh dhe 11 degë postare.

Ndryshe, Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë 100 automjete të reja, një investim që duhet të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve postare. Nga këto, 90 janë automjete të vogla komerciale ose të quajtura popullor kamionçina, ndërsa 10 janë automjete të mëdha komerciale ose furgonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër