Shkup, 23 shtator Zhurnal.mk – Të katër kandidatët për ambasador, Driton Kuçi në Norvegji, Krum Efremov në Bullgari, Muharem Jusufi në Suedi dhe Gabriell Atanasov në Rumani, morën dritën jeshile nga komisioni për politikë të jashtme në Kuvend.
Kandidatët ishin propozuar nga qeveria në koordinim me Presidenten, kishin marrë pëlqimin e vendeve përkatëse dhe procedura kishte ngecur prej muajsh në Kuvend. Presidentja ndërkohë duhet të nënshkruaj dekretin për emërimin e tyre.
Ligji parashikon që të paktën 50% e ambasadorëve të jenë diplomatë të karrierës kurse ministri i Jashtëm Timço Mucunski ka këmbëngulur se Maqedonia tashmë përmbush kushtin dhe arrin në 60%.
