KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë

Nga D. V.
309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 prill – Zhurnal.mk – Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim të KFOR-it, zhvilluan stërvitje me helikopterë me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet avionëve dhe trupave tokësore në Camp Villaggio Italia në Pejë.

KFOR-i, përmes një postimi në Facebook, potencoi se këto aktivitete janë të fokusuara në transportin e personelit, evakuimin mjekësor dhe skenarët emergjent.

“Personeli i KFOR-it ruan vetëdijen situative, duke pasqyruar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër