Komuna e Çairit dërgon ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

Nga R.ZH
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – Komuna e Çairit ka dërguar ndihmë me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit, në përgjigje të situatës së krijuar me furnizimin me ujë të pijshëm në këtë komunë.

Sipas njoftimit të Komunës së Çairit, ndihma synon t’u vijë në ndihmë banorëve të prekur nga situata aktuale dhe të kontribuojë në përballimin e nevojave të tyre për ujë të pijshëm.

Nga Komuna bëjnë të ditur se mbeten në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale në Gostivar dhe janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje shtesë edhe në ditët në vijim, varësisht nga nevojat dhe zhvillimi i situatës.

Komuna e Çairit thekson se solidariteti dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë të rëndësishëm në tejkalimin e situatave të tilla, me synim mbështetjen e qytetarëve të prekur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër