KQZ nis nesër numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

Nga Xh M
882 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 qershor Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë nesër procesin e numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 6 qershor.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi publik, raporton lajmi.net

Sipas Elezit, procesi i numërimit do të fillojë të enjten, më 11 qershor 2026, në orën 16:00, në Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ju njoftoj se nesër (e enjte, 11 qershor 2026, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), fillon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i mbajtur më 6 qershor.”

Ai bëri të ditur se votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, ndërsa pjesëmarrja e votuesve ka qenë rreth 81 për qind.

“Votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësitë diplomatike. Nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81% e tyre apo 24,414.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër