Kritika ndaj Ligjit për Arsimin e Lartë, Petkovski: Me ligjin e ri mund të shuhet ndonjë universitet

Nga Xh M
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 prill Zhurnal.mk – Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Nënë Terezë”, Aleksandar Petkovski, thekson se vërejtjet e universitetit ndaj ligjit për arsimin e lartë përqendrohen në dy drejtime kryesore: kriteret që profesorët duhet të plotësojnë për zgjedhje, rizgjedhje dhe avancim, si dhe ndikimi i ministrisë mbi universitetet, që cenon autonominë universitare.

Nga universiteti bëjnë të ditur se kanë marrë përgjigje jo të drejtpërdrejtë nga ministria, por theksojnë se në variantin e dytë të ligjit janë vërejtur disa ndryshime. Ata shtojnë se planifikojnë të jenë të pranishëm para deputetëve, ku do t’i paraqesin dhe arsyetojnë vërejtjet e tyre.

“Ministria ka shumë instrumente ndaj universitetit dhe universiteti nuk ka shumë instrumente ndaj ministrisë. P.SH. nëse doni të punësoni dikë u nevojitet pëlqim nga qeveria, ministria dhe ne kemi nevojë për profesorë por nuk na japin leje për punësim. Nëse flasim për para buxhetin e aprovon kush?! Ministria përsëri. Nuk mund të bëni shumë gjëra vetëm, edhe ministresha me ligjin e ri mund të anulojë një akt universitar, mund të shuhet universiteti”, tha Aleksandar Petkovski, dekan i fakultetit juridik në UNT.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër