Kryeparlamentari Gashi uron Pashkët: Kjo festë sjell mesazhe shprese, dashurie, paqeje dhe ripërtëritjeje shpirtërore

Nga Xh M
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u dërgoi mesazh urimi me rastin e Pashkëve të gjithë besimtarëve që festojnë ringjalljen e Krishtit sipas traditës katolike.

“Kjo festë sjell mesazhe shprese, dashurie, paqeje dhe ripërtëritjeje shpirtërore. Në ditët kur përkujtohemi për rëndësinë e respektit të ndërsjellë, solidaritetit dhe mirësisë, uroj sinqerisht që ditët e festave të jenë të mbushura me shëndet, paqe, gëzim dhe mirëqenie”, shkruan Gashi në urim.

Ai shtoi se festat e Pashkëve duhet të jenë nxitje për forcimin e besimit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, si vlera që bashkojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër