Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në manifestimin qendror në Ohër me rastin e Ditës së Ushtrisë

Nga D. V.
502 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Në kuadër të shënimit, kryetari Gashi shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë për profesionalizmin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

„Ushtri e fortë, profesionale dhe moderne është shtyllë e shtetit demokratik, e sovranitetit dhe e stabilitetit institucional. Në një rajon që i njeh mirë pasojat e konflikteve, siguria ndërtohet përmes forcës së përgjegjshme, bashkëpunimit dhe besimit. Si anëtare e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kontribuon vetëm për sigurinë e vet, por edhe për sigurinë e aleatëve dhe për ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Prandaj, investimi në Ushtri është investim në demokraci, paqe dhe në një të ardhme më të sigurt evropiane për rajonin“, theksoi kryetari Gashi.

Në manifestim, kryetarit të Kuvendit, Gashi, iu dorëzua edhe Plaketa e Madhe e Ushtrisë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-major Sashko Lafçiski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër