Ku ka pasur më së shumti rritje të çmimeve në industri

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 tetor Zhurnal.mk – Vetëm në njërin sektor në industrinë e Maqedonisë së Veriut ka pasur rënie të çmimeve të produkteve, ndërsa në gjithë sektorët tjerë ka pasur rritje.

Në sektorin e prodhimit të pajisjeve tjera të transportit ka pasur ulje të çmimeve për 6.5 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, rritja më e madhe u regjistrua te nxjerrja e mineraleve metalore (32.4 %), minierat dhe gurorët (24.3 %) dhe prodhimet tjera industriale (19.4 %).

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin shtator të vitit 2026 janë zmadhuar për 0.3% krahasuar me muajin paraprak dhe 6.9% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Maqedonia e Veriut në muajin shtator ka shënuar rritje të prodhimit industria për 2.4 përqind në krahasim me shtatorin e kaluar.

artikuj të ndërlidhura