Kurti u dërgon telegram ngushëllimi familjes Qerkini

nga Xh M

Kryeministri Albin Kurti, u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Qerkini, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, Bajram Qerkini.

Kurti, në letrën e tij shkruan se baci Bajram ishte shembull i përkushtimit në kërkimin e së vërtetës për të zhdukurit gjatë luftës, transmeton Klankosova.tv.

“Bajram Qerkini ishte simbol i forcës dhe durimit të prindit. Si Kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, ai e shndërroi dhimbjen e tij personale në kauzë të përbashkët. Ai u angazhua edhe në nivel institucional, si përfaqësues i shoqatave të familjarëve në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur”, thuhet në telegramin e Kurtit.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, ai u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe që ndanë rrugëtimin me të.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More