Kurti udhëton për në Londër

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 prill Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të marrë pjesë sonte në një diskutim të organizuar në Londër nga ODI Global, një institut për kërkime dhe politika zhvillimore.

Lajmi u bë i ditur nga koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila njoftoi përmes një postimi se tema e diskutimit do të jetë “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”.

“Sonte në Londër. “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”, diskutim në ODI Global në Londër. Pjesëmarrës në diskutim Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, shkroi Mihali në një postim në Facebook.

Diskutimi në Londër do të jetë i hapur për pjesëmarrje fizike dhe online për publikun e interesuar, për të cilën gjë njoftoi edhe Mihali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër