Kuvendi, një minutë heshtje për efektivin Enea Mekoll i vrarë në krye të detyrës

Nga D. V.
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 04 qershor, Zhurnal.mk – Kuvendi nderoi me një minutë heshtje efektivin e Forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, i cili u vra sot në krye të detyrës, gjatë një operacioni për arrestimin e një personi në kërkim në zonën e Lozhanit, në malin Boden, në Maliq. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri.

Nënkryetarja e parlamentit, Klodiana Spahiu, tha se “Policia e Shtetit përballet çdo ditë me rrezikun në luftën kundër krimit dhe në shërbim të qytetarëve”.

Ajo shtoi se rënia e një efektivi në krye të detyrës është humbje për familjen, për Policinë e Shtetit dhe vetë shtetin shqiptar.

“Në këto momente shprehim respektin dhe mirënjohjen më të lartë për sakrificën e tij si dhe solidaritetin tonë për efektivin e plagosur duke i uruar shërim të shpejtë”, tha Spahiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër