LAJMI FUNDIT: Arrestohet imami nga Struga

nga D. V.

Shkup, 17 shkurt – Gjatë një bastisjeje në fshatin Podgorcë të Strugës, u arrestua imami Demir Ravmanovski i cili ishte angazhuar si imam në fshatin Dollogozhdë nga ana e Myftinisë të Strugës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën marihuanë dhe plumba të kalibrave të ndryshëm.

Pas emërimit të tij nga ana e myftinisë si imam i rregullt, myftiu Adi Murtishi e vizitoi atë më datë 16.01.2026 siç mund ta shihni edhe në postim e përbashkët në faqen e Facebook-ut të Myftinisë, njofton tema.mk.

Myftinia e Strugës edhe pse kishte informata për veprimtatit e këtilla të imamit e emëroi imam, edhe pse imami në fjalë kishte pasur akuza dhe madje kishte qenë i dënuar me burgë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More