LSDM e ndërlidhë paralajmërimin e Mickoskit për zgjedhje të hershme edhe me hetimet në Hungari për Orbanin

Nga D. V.
909 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 06 Maj, Zhurnal.mk – Sekretar i Përgjithshëm i partisë opozitare Aleksandar Sasha Dimitrijevic sot tha se paralajmërimi i Kryeministrit Hristijan Mickoski për zgjedhje të hershme parlamentare u bë nga siç tha ai, nga “frika e hetimeve që vijnë pas rënies së Orbanit” në Hungari, shkruan Zhurnal.mk.

“Me rënien e mikut të tij Viktor Orban, filloi shembja e rrjetit kriminal që ata kishin ndërtuar në rajon për vite me radhë. Hetimet tashmë po njoftohen në Hungari që do të arrijnë te Mickoski dhe “vëllai i tij i madh” Vuçiç,” tha Dimitrijevic në një konferencë për shtyp.

“Të gjitha skemat vëllazërore të biznesit së shpejti do të jenë nën shqyrtim. Rrjeti mediatik i Orbanit, marrëveshjet e dyshimta, tenderët, bizneset e telekomunikacionit dhe energjisë të lidhura me Orbanin, i gjithë oktapodi kriminal do të hetohet,” shtoi Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së.

Dje Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe tha se sipas tij i pari i qeverisë “nuk ka më para” për VMRO-DPMNE dhe kompanitë e afërta, si arsye e paralajmërimit për zgjedhje të hershme parlamentare.
“Sepse nuk mund të shpërndajë më para për tenderë partiak, për rrething e ngushtë…,” tha Filipçe në një konferencë për shtyp.

Aleksandar Sasha Dimitrijevic tha se pas dy vitesh në pushtet, Mickoski “nuk ka përmbushur asnjë premtim, asnjë rezultat, nuk ka zgjidhje për ekonominë dhe Maqedonia është e bllokuar në rrugën evropiane.”
Ai premtoi kthimin e emrit, anulimin e Marrëveshjes së Prespës, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe zhvillimin ekonomik. Qytetarët e shohin realitetin përmes frigoriferëve dhe xhepave të zbrazët.

Nuk ka paga më të larta. Nuk ka pagë minimale prej 600 eurosh. Nuk ka masa për të mbrojtur standardet e jetesës. Investimet janë ulur me 60%, punëtorët maqedonas po pushohen nga puna, numri i të punësuarve në industri është ulur me 4,000. Buxheti po mbaron, Mickoski ka krijuar një borxh të ri prej 2.3 miliardë eurosh mbi kurrizin e popullit, gjë që po çon në pasiguri financiare,” numëroi kështu anëtari i partisë opozitare. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër