LSDM mban zgjedhjet për kryetar, Filipçe kandidati i vetëm

nga Xh M

Shkup, 6 prill – Sot do të mbahen zgjedhjet e drejtpërdrejta brendapartiake për Kryetar të LSDM-së që ishin anuluar për shkak të tragjedisë në Koçan.

Socialdemokratët thonë se janë partia e vetme që Kryetari e zgjedh përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake.

“Zgjedhjet do të mbahen në organizatat komunale të LSDM-së gjithandej vendit, në 78 vendvotime, të cilët në ditën e votimeve do të jenë të hapur nga 08.00 – 20.00. Komisioni Qendror Zgjedhor ka konfirmuar dhe ka mbyllur Listën Zgjedhore, ku aktivisht janë regjistruar 23.712 anëtarë, është siguruar materiali zgjedhor, paravanë për fshehtësinë e votës, kutitë zgjedhore, shenjat dhe gjithçka që duhet për ditën zgjedhore”, thonë nga LSDM-ja.

Votimi i të sëmurve dhe të pafuqishëve u mbajtë të shtunën më 05 prill.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More