LSDM: Nëse gjithçka ka qenë sipas rregullave në shfrytëzimin e aeroplanit, pse qeveria nuk i publikon listat e udhëtarëve

Nga D. V.
748 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 shkurt – Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se “nëse përdorimi i aeroplanit qeveritar ka qenë plotësisht në përputhje me ligjet dhe rregulloret, atëherë pse Qeveria refuzon vazhdimisht të publikojë listat e pasagjerëve?”.

“Çfarë po fshihet nga opinioni? Sipas Mickoskit, ai fillimisht shkoi në Detin Adriatik me një fluturim komercial me familjen e tij, pastaj vazhdoi pushimet, pastaj shkoi për darkë, prandaj humbi fluturimin komercial të kthimit dhe për këtë arsye iu desh të kthehej me aeroplanin qeveritar nga Spliti. Deklarata e Përgjithshme është një dokument i detyrueshëm në aviacionin ndërkombëtar që dorëzohet për të identifikuar aeroplanin, ekuipazhin dhe pasagjerët e tij dhe duhet t’i bashkëngjitet çdo fluturimi ndërkombëtar”.

“Ja, le të publikojë Qeveria dokumentet, në mënyrë që qytetarët të shohin se kush udhëtoi me aeroplanin qeveritar dhe sa u kushtoi atyre. Qytetarët paguajnë për aeroplanin. Qytetarët paguajnë për fluturimet. Qytetarët paguajnë për kostot e ekuipazhit, mirëmbajtjes dhe karburantit”.

“Prandaj, qytetarët kanë të drejtë të dinë: Kush fluturoi me aeroplanin qeveritar? Sa kushtoi saktësisht secili fluturim? Sidomos që nuk ka para për paga, nuk ka para për pagën minimale prej 600 euro, po u shkurtohen 3 milionë euro pacientëve me sëmundje të rralla, po u shkurtohen 40 milionë euro fermerëve. Nëse gjithçka do të ishte e ligjshme – publikoni listat. Nëse nuk ka asgjë për të fshehur – tregoni dokumentet”, thonë nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër