Shkup, 24 prill, Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE i ka tërhequr propozimet e saj për ndryshim në ligjin për deputetët, me të clat fillimisht pat kërkuar ndalimin e shtetësisë së dyfishtë për anëtarët e kuvendit të ardhshëm e jo këtij aktual, tha sot kryetari i LSDM-së Venko Filipçe.
“Kur paraqitëm amendamente dhe njoftuam se ai projektligj do të zbatohej edhe për parlamentin aktual, dhe jo siç donin ata për parlamentet e ardhshme, dhe kur paraqitëm edhe projektligjin tonë që anëtarët e qeverisë nuk duhet të kenë shtetësi të dyfishtë, sepse është gjithmonë një pyetje e madhe se për interesat e kujt dhe interesat e kujt punojnë dhe mbrojnë deputetët që kanë shtetësi të dyfishtë, ata gradualisht u tërhoqën”, tha Filipce në një konferencë për shtyp.
Komiteti i kuvendit për çështje juridiko-ligjore, ishte paraparë që të shqyrtonte sot në ora 12 propozimet e VMRO-DPMNE dhe amandamentet e partisë opozitare, por ky shqyrtim nuk ndodhi.
LSDM kishte propozuar që ndalimi për shtetësis të dyfishtë të bëhej me ligj për deputetët aktual por edhe për anëtarët e qeverisë, që që nuk është propozuar fillimisht nga VMRO-DPMNE.
