Macron: Franca nuk u konsultua për nisjen e ofensivës ushtarake në LM

Nga D. V.
304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tokio, 1 prill, Zhurnal.mk – Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se Franca nuk është përfshirë në luftën e nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe Izraeli kundër Iranit duke iu përgjigjur kritikave të ish-presidentit amerikan Donald Trump lidhur me ndalimin e fluturimeve mbi territorin francez.

Presidenti Macron theksoi se ”Franca nuk është konsultuar për nisjen e kësaj ofensive ushtarake dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në të”.

Sipas tij, ”ky qëndrim nuk është i ri, por ka qenë i njëjtë që nga dita e parë e konfliktit”.

”Është plotësisht e vërtetë që Franca, e cila nuk është konsultuar, nuk është pjesë e kësaj ofensive ushtarake të nisur nga SHBA dhe Izraeli dhe nuk merr pjesë në të”, u shpreh Macron.

“Nuk duhet të ketë habi për këtë qëndrim, pasi Franca e ka bërë të qartë që në fillim se nuk është e përfshirë në operacionet ushtarake”, shtoi ai.

Deklaratat e  presidentit Macron u bënë gjatë një interviste për televizionin japonez NHK, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tokio.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër