PD kërkon komision hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së AKSHI-së

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 prill, Zhurnal.mk  – Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi sot të kërkojë ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi bëri të ditur sot se objekt i punës së komisionit është edhe vlerësimi i sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, përfshirë analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Bardhi theksoi se “kontrolli parlamentar është i domosdoshëm për garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve dhe mbrojtjen e interesit publik”.

“Si një e drejtë kushtetuese e opozitës, apelojmë mazhorancën të tregohet e përgjegjshme dhe të mos pengojë ushtrimin e kësaj përgjegjësie”, u shpreh Bardhi.

artikuj të ndërlidhura