Mashtrim në burgun e Prilepit: Zhvatet i dënuari me 890 mijë denarë

Nga B.M
280 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 prill, Zhurnal.mk – Më datë 21.04.2026, në ora 12:30, në Stacionin Policor të Prilepit, një i dënuar nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Prilepit, ka denoncuar se është mashtruar nga personi me iniciale K.K. për një shumë prej 890.000 denarësh.

​Sipas denoncimit, rreth dy muaj më parë, K.K. e ka vënë në lajthitje duke i premtuar se do ta ndihmonte në uljen e dënimit me burg, ndërsa në këmbim i ka kërkuar dhe i ka marrë paratë në disa raste. Pasi i dënuari e ka kuptuar se ishte mashtruar, e ka raportuar rastin në polici.

​Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër