Melinda Rashidi në krye të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 qershor, Zhurnal.mk – Melinda Rashidi është emëruar në pozitën e drejtoreshës së re të Inspektorati Shtetëror i Arsimit, transmeton Zhurnal.

Me këtë emërim, Rashidi merr drejtimin e institucionit përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe standardeve në sistemin arsimor, si dhe për kontrollin e punës së institucioneve arsimore në vend.

Inspektorati Shtetëror i Arsimit luan rol kyç në garantimin e cilësisë së arsimit, respektimin e legjislacionit arsimor dhe mbrojtjen e të drejtave të nxënësve, studentëve dhe punonjësve në sektorin e arsimit.

Melinda Rashidi vjen nga Struga dhe ka qenë kryetare e Forumit të Gruas në Lëvizjen BESA si dhe kandidate për deputet në dy palë zgjedhjet e fundit. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura