MEPJ: Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi ambasadën e SHBA në Riad

Nga D. V.
360 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi sot përmes një reagimi se akte të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve themelore që mbrojnë misionet diplomatike dhe personelin e tyre në mbarë botën.

MEPJ nënvizon se sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë jetë njerëzish, por gjithashtu rrisin tensionet dhe shtojnë rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm dhe të përshkallëzimit të pakontrolluar në një rajon tashmë të brishtë.

Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për sigurinë e aleatëve tanë dhe për mbrojtjen e personelit diplomatik, bën të ditur MEPJ duke shtuar se, siguria e partnerëve tanë dhe ruajtja e stabilitetit rajonal janë të panegociueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër