Mersim Maksuti: Refuzimi i dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, obstruksion kundër gjuhës shqipe

Nga B.M
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shkurt – Refuzimi i dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, përkundër asaj se nuk e ndalon Ligji, nga ana e Ministrit të Drejtësisë Filkov, paraqet strategji dhe obstruksionit kundër gjuhës shqipe. Ky është vlerësimi i profesorit universitar të juridikut, Mersim Maksuti. Sipas tij ky akt i refuzimit, do të shërbej edhe si nje argument plus para gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në tendencën e tyre tashmë të kuptuar, për ta abroguar Ligjin për përdorimin e gjuhëve në iniciativën e ndërmarr përpara kësaj Gjykate.

“Për të pamundësuar zbatimin e saj në të gjitha procedurat gjyqësore para gjykatave, në prokuroritë publike, në procedurat e organeve të administratës shtetërore në të gjitha nivelet e pushtetit shtetëror, në trupat, komisionet dhe në të gjitha institucionet tjera publike që sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve (2019) janë të obliguara sipas detyrës zyrtare të zhvillohen edhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve lexo: në gjuhën shqipe si dhe vendimet dhe aktet tjera që dalin nga kompetenca e këtyre institucioneve t’i nxjerrin edhe në këtë gjuhë”, shkroi Maksuti në rrjetet sociale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër