Mexhiti në përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës: Harresa është aleatja më besnike e krimit

Nga Xh M
1,299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 korrik Zhurnal.mk – “Ka vende ku historia kalon si një lumë dhe ka vende ku ajo mpikset në gjak. Srebrenica është njëra prej tyre”, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në përkujtim të përvjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

Mexhiti gjithashtu ka theksuar se Srebrenica nuk është vetëm një datë në kalendarin e tragjedive njerëzore, por një plagë që i kujton botës se qytetërimi nuk është një gjendje e fituar përgjithmonë.

Sipas Mexhitit, mjafton që urrejtja të marrë pushtetin dhe heshtja të justifikohet, që errësira të rikthehet sërish.

Mexhiti vlerëson se varret e Srebrenicës nuk mbajnë vetëm eshtrat e mijëra viktimave të pafajshme, por edhe peshën e ndërgjegjes së njerëzimit, i cili, siç shprehet, pa, vonoi dhe nuk arriti ta ndalte tragjedinë.

Sipas Mexhiti Srebrenica nuk duhet të kujtohet vetëm me ceremoni dhe lule, por si një paralajmërim i përhershëm se harresa është aleatja më besnike e krimit, ndërsa kujtesa mbetet forma më e lartë e drejtësisë për ata që nuk patën mundësi të mbroheshin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër