Mickoski: Bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë janë konstruktive, pres të përfundojnë këtë fundjavë

Nga R.ZH
844 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë po zhvillohen në frymë konstruktive dhe se pret që procesi të përmbyllet gjatë fundjavës.

Ai bëri të ditur se takimet fillestare brenda koalicionit qeverisës kanë kaluar në atmosferë pozitive, ndërsa konsultimet do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.

“Sipas dinamikës aktuale, pres që bisedimet të përfundojnë madje këtë fundjavë”, tha Mickoski.

Rikonstruimi i Qeverisë pritet të përfshijë ndryshime në disa resorë ministrorë, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare për emrat e ministrave që mund të zëvendësohen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër