Mickoski – Costa: Maqedonia është e përkushtuar ndaj integrimit evropian, por pa kushte bilaterale

Nga B.M
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Munih, 13 shkurt – Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me të cilin kanë biseduar hapur dhe sinqerisht për perspektivën evropiane të Maqedonisë.

“Biseduam hapur dhe sinqerisht për perspektivën evropiane të Maqedonisë, për reformat që po i zbatojmë dhe për sfidat që qëndrojnë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. E përcolla qartë qëndrimin tonë: Maqedonia mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane. Por, njëkohësisht, Maqedonia meriton një proces dinjitoz dhe parimor, të bazuar në vlerat evropiane, e jo në kushte bilaterale”, tha Mickoski në një postim në Facebook për takimin me presidentin e Këshillit Evropian.

Qeveria jonë, theksoi kryeministri, po punon për reforma thelbësore si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, stabiliteti ekonomik dhe përmirësimi i standardit jetësor për qytetarët.

“E ardhmja evropiane nuk është vetëm një qëllim politik, ajo është një zgjedhje për një shtet më të mirë. Vazhdojmë të punojmë – me përgjegjësi, ndershmëri dhe me një vizion të qartë për Maqedoninë në Evropë”, shkroi Mickoski pas takimit me Costën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër