Mickoski i ka informuar edhe NATO-n për veprimin bullgar: “Kjo është kërcënim për sigurinë e familjes sime”  

Nga I.A
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nuk pret zhvillim pozitiv në marrëdhëniet me Bullgarinë në kontekstin e procesit eurointegrues, duke vlerësuar se sinjalet e fundit nga Sofja nuk japin arsye për optimizëm.

I pyetur nga gazetarët nëse pret përparim në bisedimet me Bullgarinë, Mickoski tha se situata, sipas tij, po radikalizohet edhe më shumë.

“Jo, nuk pres. Sinjalet që vijnë prej atje nuk më bëjnë optimist, përkundrazi, gjendja po radikalizohet,” tha kryeministri.

Ai si shembull përmendi dërgimin e një note diplomatike nga Bullgaria, e lidhur me qëndrimin e bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur në Pamporovo.

“Dje pamë një precedent në diplomaci, kur u publikua një notë diplomatike për qëndrimin tre-ditor të bashkëshortes sime me djalin e vogël tek miqtë tanë në Pamporovo. Kjo është praktikë e pazakontë në botën e diplomacisë dhe ndoshta e vetmja e tillë,” deklaroi Mickoski.

Kryeministri shtoi se për rastin tashmë i ka informuar edhe partnerët e NATO-s, duke vlerësuar se me një veprim të tillë rrezikohet siguria e familjes së tij.

“Me këtë nxjerrje të notës diplomatike rrezikohet siguria e familjes sime,” tha Mickoski.

Ai theksoi se Qeveria mbetet e fokusuar në reformat dhe zhvillimin ekonomik, pavarësisht zhvillimeve në marrëdhëniet me fqinjin lindor.

“Ne të mbetemi të fokusuar në atë që është detyra jonë, e ajo është të realizojmë agjendën reformuese, të bëjmë reformat në vend, të ndërtojmë ekonominë dhe të zgjidhim problemet,” deklaroi kryeministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër