Von der Leyen të premten vjen në Shkup

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të premten vjen në Shkup si pjesë e turneut të saj nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen, siç njoftoi kabineti i saj, do të ketë takime me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski. Do të bisedohet për perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit dhe për procesin e anëtarësimit në BE. Pritet të bëhet fjalë edhe për problemin me Bullgarinë dhe për mundësitë e tejkalimit të tij.

Turneun në Ballkanin Perëndimor presidentja e KE do ta fillojë më 30 shtator me Shqipërinë, pas së cilës do të vizitojë Kosovën dhe Malin e Zi.

Këtë herë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk do të jenë pjesë e agjendës së saj. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ariana Podesta, njoftoi se të dy vendet janë lënë jashtë sepse po përgatiten për zgjedhje. Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 tetor, ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë janë caktuar zgjedhje të përgjithshme më 4 tetor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër