Mickoski: Pensionet do të rriten sipas ligjit

Nga D V
1,670 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Pensionet në shtator do të rriten sipas harmonizimeve ligjore për të mbrojtur pensionistët, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me rritjen e paralajmëruar.

Ai kujtoi se pas rritjes lineare të pensioneve nga ana e Qeverisë, individë të mbështetur nga parti opozitare kishin paraqitur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për ta kontestuar atë.

„Po, kjo do të jetë nivelizim i rregullt, harmonizim sipas ligjit. E dini se ekzistonin iniciativa nga individë në prapavijë të inkurajuar nga parti politike për të hapur temë në Gjykatën Kushtetuese për rritjen lineare të pensioneve. Për të mbrojtur pensionistët dhe pensionet, më tej rritja do të jetë sipas harmonizimeve të parashikuara me ligj“, tha kryeministri Mickoski.

Me këtë, Qeveria mbetet në qëndrimin për nivelizim të rregullt të pensioneve sipas mekanizmave ligjorë ekzistues.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër