Shasivari-Sveçla: Bashkëpunim më i ngushtë për siguri dhe stabilitet rajonal

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Budva, 6 nëntor Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, në kuadër të Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, që po mbahet në Budva të Malit të Zi, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në koordinimin institucional, shkëmbimin e përvojave dhe intensifikimin e veprimeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe sfidave të tjera të sigurisë.

Ministri Shasivari vlerësoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe lidhjet e ngushta ndërmjet qytetarëve të dy vendeve përbëjnë një bazë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe garantimin e sundimit të ligjit.

Në takim u theksua gjithashtu se Kosova dhe Maqedonia ndajnë orientimin e përbashkët evropian dhe përgjegjësinë për ndërtimin e një rajoni më të sigurt, më stabil dhe më të integruar në Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i qëndrueshëm ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve është në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe përbën një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe perspektivën evropiane të rajonit.

artikuj të ndërlidhura