Mickoski për projektet e Qeverisë: 2 konvikte studentore për të rinjtë, po ndërtohen 6 autostrada, 2 gazsjellës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, në emisionin Klik Plus në televizionin 21, u përqëndrua në projektet kyçe që po realizohen nga Qeveria. Ai theksoi ndërtimin e gjashtë autostradave, 2 konvikteve studentore, 2 gazsjellësve dhe një vargu investimesh të tjera në infrastrukturë, arsim dhe energjetikë.

“Ka shumë projekte, po ndërtohen 6 autostrada, 2 gazsjellës dhe ka rritje historike të pensioneve. Për të rinjtë kemi 2 konvikte studentore që tani po i lëshojmë në përdorim, kemi 8 konvikte shkollore që po hyjnë në fazën e realizimit. Ju ftoj ta vizitoni shkollën “Krste Misirkov” në Çento. Jo tre, por 1.233 po ndërtohen në komuna. Në nivel shtetëror, gjithçka që ishte lënë dhe neglizhuar — qoftë rruga eksprese Stracin–Kriva Pallankë, rruga eksprese Gradsko–Farish–Drenovë, hekurudha Kumanovë–Bellakovcë, tani faza e dytë e pastaj e treta deri në kufirin me Bullgarinë, projektimi i rrugës së shpejtë nga Koçani përmes Vinicës deri në Dellçevë dhe nga Radovishi deri në Strumicë, si edhe linja e interkonektorit Manastir–Elbasan, e cila ishte lënë përgjysmë”, tha Mickoski, duke përmendur projektet që gjatë periudhës së kaluar janë realizuar ose janë zhbllokuar dhe janë vënë në fazën e realizimit.
Përveç kësaj, Mickoski zbuloi se cilat projekte dëshiron që të fillojnë të realizohen deri në fund të mandatit.

“Kam për synim që të vendosim gurthemelin  për Çebrenin dhe Galishten. Kam për synim, sepse kjo është e ardhmja e shtetit”, tha kryeministri Mickoski.

Në fund, ai rikujtoi se që nga dita e parë kur u zgjodh Qeveria, gjatë periudhës që pasoi janë hapur afërsisht 17 mijë vende të reja pune, përkatësisht numri i të punësuarve është rritur nga 691.000 në 708.000, gjë që për një ekonomi si ajo maqedonase është një hap i rëndësishëm përpara. Gjithashtu, siç theksoi, shkalla e papunësisë është ulur për më shumë se 1% në nivel vjetor dhe porositi se Qeveria po bën gjithçka që mundet për të përmbushur atë që qytetarët presin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër