Milloshoski: Komisioni Evropian e konfirmoi Maqedoninë si lidere në reforma, LSDM të mos i bllokojë ligjet nga Agjenda e Reformave

Nga D. V.
943 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 korrik, Zhurnal.mk – Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO‑DPMNE‑së dhe deputet, Antonio Miloshoski, në konferencën e sotme për media deklaroi se Komisioni Evropian e ka njohur Maqedoninë si një nga vendet udhëheqëse në rajon në zbatimin e reformave të parashikuara me Agjendën e Reformave.

Sipas tij, analizat e fundit të Komisionit Evropian tregojnë se Maqedonia, së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi, është ndër vendet më të suksesshme kandidate në përmbushjen e detyrimeve reformuese, gjë që, siç tha, përbën një konfirmim të rëndësishëm për punën e deritanishme të institucioneve.

Miloshoski theksoi se mbështetja financiare nga Plani i Rritjes i Komisionit Evropian është drejtpërdrejt e lidhur me nivelin e reformave të realizuara, dhe se këto tre shtete kanë marrë vlerësimet më të larta krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Ai përshëndeti edhe njoftimin e Komisionit Evropian për mundësinë e rishpërndarjes së mjeteve nga Plani i Rritjes, me ç’rast një pjesë e fondeve të destinuara për vendet me progres më të dobët reformues do të ridrejtohen drejt Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në fjalimin e tij, Miloshoski vlerësoi se kjo analizë i demanton pretendimet e opozitës se vendi po ngec në reforma. Njëkohësisht, ai i bëri thirrje kryetarit të LSDM‑së, Venko Filipçe, të mos i bllokojë ligjet që janë pjesë e Agjendës së Reformave, përfshirë edhe Kodin Zgjedhor.

Sipas Miloshoskit, miratimi i këtyre zgjidhjeve ligjore do të kontribuojë në forcimin e reputacionit të Maqedonisë para Komisionit Evropian dhe do t’i mundësojë shtetit të sigurojë një pjesë më të madhe të mjeteve të parashikuara me Planin e Rritjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër