Miloshoski në Zagreb pritet në takim nga deputetja Marijana Petir

Nga Xh M
213 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zagreb, 15 prill Zhurnal.mk – Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski, ka zhvilluar një takim me deputeten kroate Marijana Petir, e njohur si një mike e madhe e vendit.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori Gjurcheski, u diskutua për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale mes dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Saborit kroat.

Po ashtu, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe për procesin e integrimit evropian, duke theksuar rëndësinë e përparimit të të gjithë rajonit drejt Bashkimit Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër