Ministri Sali për vizitë zyrtare në Ukrainë, do të realizojë takime me përfaqësues të lartë për integrim evropian

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shkurt – Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane,  Bekim Sali sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare pune në Kiev, Ukrainë.

 Në kuadër të vizitës, ministri Sali do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për mbrojtësit e rënë të Ukrainës, si dhe do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve ukrainase përgjegjëse për integrimin evropian dhe euroatlantik.

 “Vizita synon forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian, si dhe shprehjen e mbështetjes për Ukrainën”, informojnë nga Ministria për Çështje Evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër