Ministrja Janevska u uroi mirëseardhje brucoshëve në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 01 tetor, Zhurnal.mk – Në ceremoninë solemne të fillimit të vitit akademik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, u uroi mirëseardhjen studentëve të rinj, duke theksuar se ata përfaqësojnë potencialin më të madh të Maqedonisë. “Këta të rinj kanë zgjedhur arsimin e lartë si rrugë për të realizuar ambiciet e tyre dhe për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme profesionale e jetësore. Ata presin të përfitojnë njohuri dhe aftësi që do t’u mundësojnë të përballen me sukses me një botë që karakterizohet nga ndryshime të shpejta teknologjike, ekonomike dhe shoqërore. Universiteti ‘Shën Kirili dhe
Metodi’ është vendi i duhur për të mësuar, për të pashtruar pyetje dhe për të kryer kërkime.

Jini kureshtarë dhe të guximshëm në kërkimin e njohurive të reja,” tha ministrja Janevska në fjalimin e saj drejtuar studentëve, profesorëve dhe komunitetit akademik. Përveç ligjëratave , kollukfiumeve dhe provimeve, studentët kanë mundësinë të përfshihen në kërkime, projekte shkencore, shkëmbime akademike, shkolla verore dhe programe të ndryshme trajnimi; Janevska i inkurajoi ata t’i shfrytëzonin këto mundësi, pasi ato do t’u hapnin horizonte të reja. „„Ju jeni profesionistët, novatorët dhe liderët e ardhshëm që do ta ndërtojnë të ardhmen e shtetit. Pikërisht për këtë, arsimi i lartë është një nga prioritetet tona më të rëndësishme.

Në
Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës po punojmë me përkushtim për krijimin e kushteve më të mira për studim, modernizimin e programeve studimore, mbështetje më të madhe për shkencën dhe kërkimin shkencor, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet arsimit të lartë dhe nevojave të tregut të punës“, theksoi ministrja Janevska.
Në këtë drejtim, janë kryer vlerësime të një pjese të programeve ekzistuese studimore, ndërsa janë akredituar edhe disa programe të reja, me qëllim harmonizimin e mëtejshëm të arsimit të lartë me standardet evropiane dhe nevojat e shoqërisë.

Me porosinë se Ministria do të vazhdojë bashkëpunimin konstruktiv me organizatat studentore, Janevska i ftoi studentët të marrin pjesë në mënyrë aktive në jetën akademike, të ndajnë propozimet dhe iniciativat e tyre dhe të kontribuojnë në krijimin e kushteve më të mira për studim, duke theksuar se Ministria do të vazhdojë të jetë partnere e tyre në përmirësimin e jetës studentore dhe të procesit arsimor.

Në pjesën e standardit studentor, vlerësoi se po realizohen investime të rëndësishme në konviktet studentore. Dy konvikte studentore në Shkup janë rikonstruktuar tërësisht dhe me standarde të larta të eficiencës energjetike – „Stiv Naumov“ tashmë janë vendosur studentët, ndërsa së shpejti do të hapet edhe Konvikti Studentor „Kuzman Josifovski Pitu“. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojë modernizimi edhe i konvikteve të tjera studentore në vend. Janevska njoftoi edhe për konkursin e ri për bursa studentore, i cili, përveç kategorive ekzistuese, do të përfshijë edhe kategori të reja përfituesish, ndër të cilët edhe studentët me
sëmundje të rralla dhe nevoja të veçanta arsimore, me qëllim që të mundësohet qasje më e madhe në arsimin e lartë për të gjithë të rinjtë. Duke u uruar vit akademik të suksesshëm, ministrja theksoi rolin e rëndësishëm të profesorëve në formimin e individëve të arsimuar, të përgjegjshëm dhe etikë, të cilët do të
kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër