Miratohen tre shpronësime për projekte infrastrukturore në Elbasan, Lushnjë dhe aksin Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë

Nga Xh M
328 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Elbasan, 20 maj Zhurnal.mk – Këshilli i Ministrave miratoi sot tre shpronësime në funksion të realizimit të projekteve infrastrukturore dhe publike në bashkitë Elbasan dhe Lushnjë si dhe në aksin rrugor Elbasan–Përrenjas–Qafëthanë.

Konkretisht, do të kryhet shpronësimi për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Përmirësimi i infrastrukturës, kryesisht në zonat informale,“Rikonstruksion i gjendjes ekzistuese të rrugës “Arif Dardha””, në zonën kadastrale 8527”, në bashkinë Elbasan. Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë Elbasan, ndërsa vlera totale e kompensimit arrin në 2,2 milionë lekë. Fondi do të përballohet nga buxheti i bashkisë.

Gjithashtu është bërë shpronësimi për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Sistemimi i sheshit dhe ndërtimi i tregut të fruta-perimeve në lagjen “Skënder Libohova”, rruga “Pavarësia”, bashkia Lushnjë”. Pronarët do të kompensohen me një fond prej mbi 3,8 milionë lekësh, i cili do të mbulohet nga buxheti i bashkisë Lushnjë.

Ndërkohë, qeveria ka miratuar edhe shpronësimet për realizimin e projektit “Zgjerimi i segmentit rrugor dalje Elbasan–Përrenjas–Qafëthanë (Faza II)”. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe vlera totale e kompensimit për pronarët e pasurive të prekura arrin në mbi 43,3 milionë lekësh. Fondi do të përballohet nga buxheti i shtetit përmes fondit të shpronësimeve.

Procedurat e shpronësimeve do të nisin menjëherë pas botimit të vendimeve në Fletoren Zyrtare dhe pritet të përfundojnë brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e tyre. Agjencia Shtetërore e Kadastrës është ngarkuar me regjistrimin e kalimit të pronësisë dhe pezullimin e transaksioneve për pasuritë e prekura deri në përfundim të procedurave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër