Siljanovska-Davkova në vizitë zyrtare treditore në Slloveni

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 maj, Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ndodhet në një vizitë zyrtare treditore në Slovenia.

Në Ljubljana është paraparë një takim me homologen e saj Nataša Pirc Musar, ku pritet të diskutohet për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, eurointegrimet dhe bashkëpunimin rajonal, përcjell Zhurnal.mk.

Presidentja do të takohet edhe me mërgimtarë maqedonas, me anëtarët e Klubit Afarist Maqedono-Slloven, ndërsa do ta vizitojë edhe kishën “Shën Klimenti i Ohrit”.

Davkova vizitën në Slovenia do ta përmbyllë me një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik në Ljubljana.

artikuj të ndërlidhura