Moti me vranësira të ndryshueshme, reshje shiu dhe bubullima, temperaturat deri në 34 gradë

Nga R.ZH
797 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 qershor, Zhurnal.mk – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, i shoqëruar me reshje të kohëpaskohshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona do të zhvillohen procese më intensive atmosferike, të cilat do të manifestohen me stuhi lokale, reshje më të bollshme shiu, bubullima të shpeshta dhe erë më të fuqishme.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në disa pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 32 gradë.

Meteorologët paralajmërojnë se në disa vende ekziston mundësia edhe për paraqitje të izoluar të breshërit, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër